Sipas psikologes Dr Elizabeth Yardley, njëherit edhe drejtoreshë e qendrës për kriminologji në Birmingham, ekzistojnë tre lloje të nënave që mund të rrisin një vrasës.
“Unë gjithmonë u them të gjithëve, se nënat kanë rëndësi më të madhe se baballarët në rritjen e fëmijës për shkak të natyrës që kanë. Ne presim që nënat të jenë ushqyese vetëmohuese dhe kujdestare parësore, pritjet që i marrim si të mirëqena dhe që zbatohen nga të gjitha nënat pa përjashtim”, tha ajo, transmeton portal arbresh.info
“Ne u drejtohemi nënave, thjesht duke supozuar se ato i dinë më së miri dhe po i japin përparësi nevojave të fëmijës së tyre, duke i mbrojtur ata nga dëmtimi brenda dhe jashtë familjes. Për sa kohë që nëna është në skenë, me siguri gjithçka do të jetë në rregull”, shtoi ajo.
Megjithatë, ajo ka paraqitur tre lloje të nënave me të cilat jo gjithçka është në rregull.
Anti-nënat
Elizabeth pohon se këto lloje të nënave janë rritur në familje të dhunshme dhe shumë shpesh kanë qenë viktima të abuzimit.
Ajo është e prirur të deklarojë se jo çdo person që rritet në një familje të tillë ndjek modelin e sjelljes që iu ishte nënshtruar. Ato kanë më shumë gjasa të dëmtojnë veten sesa të tjerët, duke brendësuar traumat e tyre ndërsa luftojnë për të rimarrë kontrollin që nuk e kishin kur ishin fëmijë.
Këto lloje të grave kthehen nga viktima të brutalizmit në agresorë të pamëshirshëm dhe pikërisht kjo dëmton brezin e ri që rritet nga ato.
Duke përdorur si shembull nënën e Fred West, Daisy, ajo shpjegon se si fëmijëria e tij mund të kishte ndikuar në jetën e tij të mëvonshme.
Bota u tmerrua kur kuptoi se ai kishte përdhunuar edhe vajzat e tij, kishte torturuar femra që bënin shëtitje, kishte therur me thikë gruan e tij për para dhe kishte varrosur eshtrat e viktimave nën oborrin e familjes dhe në bodrumin e shtëpisë së tyre.
U raportua se nga gjashtë fëmijët e Daisy-t, Fredi ishte i preferuari i saj. Por u pretendua gjithashtu se ajo kishte abuzuar seksualisht me të, dhe babai i tij kishte abuzuar me vëllezërit dhe motrat e tij.
Elizabeth shpjegon se nëna e Fredit “abuzoi ose i neglizhoi në mënyrë aktive fëmijët [e saj], duke krijuar sisteme vlerash devijuese në të cilat anormalja bëhej normale”.
Nëna Uber
Të frikësuar nga fëmijëria e tyre, për të cilën ata mendonin se ishin nën standarde për shkak të faktorëve të jashtëm si etnia, varfëria ose lindja jashtë martese, nënat Uber mikromenaxhojnë fëmijët e tyre në mënyrë që ata të arrijnë gjithçka që u mungonte atyre.
Duke bërë këtë, Elizabeth argumenton se ato bëhen nëna-menaxherë që hartojnë me kujdes fëmijërinë dhe adoleshencën e djemve të tyre dhe vazhdimisht luftojnë për t’i mbajtur ata në rrugën e duhur.
“Ato janë portieret që i ruajnë ata nga bota e jashtme, duke i mbrojtur ata me një kontroll, derisa sjellja e tyre bëhet devijuese”, tha ajo.
Ajo thotë se nëna e vrasësit Dr. Harold Shipman, Vera, i përshtatet këtij përshkrimi.
“Nëna e Shipman u përpoq të përballonte rrethanat që i solli jeta. Duke dashur më të mirën për fëmijët e tyre, ajo e inkurajoi djalin e saj që të ishte sikurse të tjerët, duke shpresuar se do të rriteshin për të qenë burra që dukeshin dhe silleshin si burrat e tjerë. Përmes hipervigjilencës, ajo u përpoq që të ishte një nënë e mirë, sikurse e kërkon shoqëria dhe duke qenë shumë selective në këshillat që merrte nga të huajt”, tha ajo.
Vera vdiq nga kanceri i mushkërive kur ishte vetëm 17 vjeç pasi luftoi me kancerin në mushkëri, por para se të vdiste ajo e la atë me një ndjenjë superioriteti që do të thoshte se ishte e vështirë për të të bënte miq.
Harold ndërkohë ushqentë nënën e tij ndërsa ajo kishte vdekur, dhe i magjepsur nga mënyra se ai ajo i reagoi morfinës, ai vazhdoi të kryente shkollën e mjeksisë.
Vite më vonë, ai vrau më shumë se 250 njerëz nga mbidoza e morfinës.
Nënat pasive
Grupi final i nënave që mund të rrisin vrarsës përshkruhen si “pasive”.
Sipas Elizabeth, këta lloj prindërish “i frikësohen gjykimit që shoqëria mund t’u imponojë fëmijëve të tyre”.
“Këto nëna jetojnë duke ndjekur rregullat, duke mos kaluar kufijtë dhe duke i përmbushur pritjet shoqërore. Ato shfaqen gjithmonë të qeta, pasive, prandaj edhe ur fëmijët e tyre fillojnë të përkulin rregullat dhe kalojnë kufijtë moralë dhe ligjorë të shoqërisë, frika e etiketimit i detyron ata të përgjigjen në mënyrën e vetme që ata dine-mohimin dhe mosveprimin”, tha Elizabeth.
Sipas psikologes, këto lloj nëna lulzëojnë pasi shoqëria rrallë parashtron pyetjen se si një grua rrit fëmijën e saj.
“Nënat e Dennis Nilsen dhe Rose West ishin në mohim – duke parë nga ana tjetër, të pavullnetshme për t’u përballur ose diskutuar sjelljet ose abuzimet që mund të çonin në etiketimin e fëmijëve të tyre si ‘të ndryshëm’, që nuk është etiketimi i duhur për asnjë fëmijë”, tha ajo.
Mamaja e Dennis Betty është cituar si arsyeja që djali i saj u rrit në një vrasës pasi i tregoi trupin e gjyshit të tij të dashur në arkivol.
Pamja e saj ndryshoi karakterin e Denisit dhe më vonë ai pranoi se e urrente nënën e tij.
Si adoleshent, Denis pranoi gjithjashtu se e kishte puthur vëllanë e tij dhe motrën e tij më të vogël, ndërsa përpiqej të merrej me seksualitetin e tij, diçka që nuk u përmend kurrë nga pjesa tjetër e familjes.
Ai ka vrarë të paktën 12 të rinjë më të cilët ishte takuar në baret e homoseksualëve në Soho.
Ndërkohë, mamaja e Rose Ëest, Daisy thuhet se i ka mbyllur sytë për çmenduritë e saj adoleshente duke ecur lakuriq nëpër shtëpi dhe duke masturbuar përpara fëmijëve.
Ajo dhe bashkëshorti Fred, do të vazhdonin të abuzonin me fëmijët e tyre dhe vajzat e Fredit nga marrëdhëniet e mëparshme./Huffingtonpost/arbresh.info/
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...