Jeni ndjerë ndonjëherë keq pse keni folur për dikë pas krahëve, por në të njëjtën kohë të çliruar sepse keni dashur ta ndanit me dikë atë informacion? Nuk keni bërë as më pak e as më shumë sesa një thashethem dhe sipas shkencëtarëve, këto të fundit na bëjnë mirë për shëndetin mendor ! pra ndjesia e mirë e mposht atë të fajit dhe Living do të listojë më poshtë katër arsye përse të bërit thashethemi na bën të ndihemi mirë !
Studiuesit në Universitetin e Teksasit dhe në Universitetin e Oklahomës zbuluan se nëse dy njerëz ndajnë ndjenja negative për një person të tretë, ata do të ndihen më pranë njëri-tjetrit dhe do të krijojnë një lidhje !
Kjo na bën të ndihemi mirë për veten tonë
Nëse dëgjoni se dikush tjetër po kalon një pengesë, ju ndiheni më mirë për veten, thellë në nënvetëdije. Ju mund të mos i uroni të keqen askujt, por të qenët më mirë se të tjerët, kjo sigurisht ju bën të ndiheni mirë për veten tuaj.
Është vetë-mbrojtëse
Kur ne shohim një person tjetër që sillet keq, ankthi dhe ritmet e zemrës rriten. Megjithatë, psikologu social Robb Willer pohon se të bërit thashetheme, pra përhapja e informacionit për atë person na bën menjëherë të ndihemi më mirë. Është frustrimi ai që nxit thashethemet duke reflektuar një kërkesë sociale ! Të ndarit informacionin na çliron !
Sipas psikologëve ndarja e të njëjtave interesa dhe bërja e thashethemeve që nuk ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën tuaj, ju shpërqendron dhe për aq kohë sa bëni thashetheme largoni mendjen nga problemet e jetës së përditshme ! Kjo është arsyeja përse ndihemi mirë pas një kafeje me mikeshat apo pas një bisede telefonike!
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...