Pse studentët kur diplomojnë veshin këtë kostum?

18:05 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Studentët në ditën e diplomimit zakonisht e mbajnë një fjalim para një publiku me një veshje interesante e cila përbëhet nga një mantel i gjatë dhe një kapelë katërcepshe.

Fjalimet, lotët e gëzimit, fytyrat krenare të prindërve dhe miqve janë pjesë e një ceremonie diplomimi.

Në shumë kultura të diplomuarit veshin një mantel dhe vendosin një kapele në kokë, kjo nuk do të thotë veç pse tani është përfunduar një kapitull i rëndësishëm i jetës.

Veshja e të diplomuarëve ka një histori më të gjerë. Ndoshta edhe nuk iu ka shkuar në mendje të pyesni, pse ka mbetur të vishet kjo lloj uniforme?!

Kjo lloj veshjeje u realizua në shekullin XII-të, nxënësit dhe mësuesit zakonisht vishnin mantel dhe një kapele.

Fillimisht kjo ishte një veshje klerikësh, pasi që shumë profesorë në atë kohë ishin priftërinj, murgj por, edhe nxënësit studionin diçka të ngjashme.

Mirëpo, historianët mendojnë se kjo veshje ka mbetur për shkak se më parë në objektet ku mbahej mësimi nuk kishte sistem të ngrohjes, kështu që me anë të këtyre rrobave të gjata janë ngrohur.

Oxford dhe Cambridge, ishin universitetet e para që u frymëzuan t’i përdornin këto lloj veshjesh, pasi që në atë kohë ishte e ndaluar që nxënësit/studentët të veshnin rroba të shkurtëra, kështu me një mantel dhe një kapele ata dëshironin të krijonin unitet.

Pavarësisht nëse jetoni në Amerikë ose në ndonjë vend tjetër, kapela dhe manteli i gjatë janë veshje e përbashkët e burrave dhe grave në ditën e diplomimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme