Google ADS

Pse shqiptarët çajit të zi i thonë çaj rusi

19:36 | 25 Prill 2019
Trina Galanxhi

Çaji i zi apo sikurse njihet në Kosovë si çaji rusi, është një ndër pijet që përdoret më së shumti në Kosovë.

Po duke e ditur se ky lloj i çajit ka emërtimin çaj i zi, është e habitshme se si në Kosovë pothujase tëgjitha familjet i referohen si çaj rusi.

Shumë herë është shtruar pyetja se pse i thonë çaj rusi, por jo që është shkruar shumë për këtë emërtim.

Çaji i zi në ish Jugosllavi, ka ardhë si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janëreferuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në Kosovë dallon nga vendet e tjera, pasi që në Kosovë edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër.

Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme