Google ADS

Pse shohim ndonjëherë dy Hëna?

12:36 | 22 Qershor 2016
Arbresh.info

Shpesh gjatë natës, mund të shohim se në qiell shfaqen dy hëna.

Këtë gjë e kishin vërejtur edhe astronomët, në shtator të vitit 2006.

Në fillim ata menduan se ishte një përforcues rakete i djegur, por nuk ishte ashtu.

Hëna e dytë e cila po rrotullohej rreth tokës, ishte një asteroid i vogël.

Asteroidi ishte kapur nga graviteti i Tokës dhe për 11 muaj ndërmjet vitit 2006 dhe 2007 ishte shfaqur si hënë e dytë, tregon BBC, raporton KosovaPress.

Asteroidi i quajtur 2006 RH120, kalon shumicën e kohës duke u rrotulluar dhe kështu ai shfaqet shpeshherë si hënë e dytë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme