Sa herë që një vend goditet nga uraganët, në pamje të parë shfaqet një lloj trishtimi i palmave.
Megjithatë, përkundër fuqisë së madhe të erërave që rrënojnë shtëpi dhe që marrin jetë njerëzish, palmat ia dalin të qëndrojnë në këmbë, transmeton portali arbresh.info
Ja arsyet pse ndodh kjo:
Rrënjë të fuqishme
Së pari palmat kanë një numër të madh rrënjësh që përhapen edhe nivelin e sipërm të tokës, të cilat sigurojnë që ajo të fitojë një fuqi të madhe. Palmat zakonsisht lëshojnë rrënjë në llojin e spirancës dhe krijonë bazë të gjëtë dhe të fuqishme, gjë që e ndihmon mbajtjen e pemës në vend.
Trungu i fortë
Trungu i një peme apo një pishe rritet në mënyrë radikale, ndërsa trungu i palmës rritet nga pjesë të vogëla të drurit që shkencëtarët lidhjet e tyre i krahasojnë me kabllot telefonike. Druri i pemës së palmave mund të këputet vetëm në kushte ekstreme, por edhe në këtë drejtim ato janë më të ashpëra sesa pemët tjera.
Gjethe të mençura
Përderisa shumica e pemëve mbështesin tendën e tyre në degë, ndodh që një stuhi e madhe t’i tërheq ato dhe degët eliminohen me lehtësi. Ndërkohë, mendoni për një palmë. Ato nuk kanë degë të përhapura, por kanë gjethe të mëdha me një shtyllë qëndrore dhe fleksibile. Shkencëtarët thonë se me pak rezistencë, ato kanë shumë gjasa që të bëhen të paprekura./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë