Ai ka ditëlindjen në Ditën Botërore të Buzëqeshjes, por shumë rrallë mund ta kapni Vladimir Putinin duke zbardhur dhëmbët.
Njerëzit nga Rusia- si dhe vendet si Irani dhe Franca- nuk qeshin aq sa të tjerët dhe ka disa arsye kyçe shoqërore për këtë, njofton Klan Kosova.
Kuba Krys, një psikolog në Akademinë Polake të Shkencave, kohët e fundit botoi një letër për “shmangien e pasigurisë”.
Një sqarim për këtë term është supozimi se njerëzit nga disa shoqëri ndjejnë ankth rreth situatave që janë të pasigurta.
Kjo është një karakteristikë e gjetur më shpesh në shoqëritë të cilat janë të shtypura politikisht, ku shkollimi respektohet dhe strukturohet veçanërisht rreth shkencave dhe ku preferohen norma të forta shoqërore.
Përveç kësaj, korrupsioni priret të jetë më i përhapur dhe shërbimet civile zakonisht kanë më shumë paqëndrueshmëri, shkruan The Indipendent.
Prandaj, letra argumentoi se nëse qesh në vende të tilla, nuk do të mirëpritej dhe një fytyrë e qeshur mund të ketë kuptim të dyfishtë.
Për të testuar këtë, studimi intervistoi mijëra persona në 44 vende për të gjykuar disa fytyra më të qeshura dhe ato që nuk janë të qeshura.
Rezultatet treguan se në disa vende si Rusia, Japonia dhe Irani, njerëzit mendonjnë se ju jeni më pak inteligjent nëse buzëqeshni.
Ndërsa, në vendet si Argjentina, Zimbabve, Irani dhe Rusia, disa njerëz menduan se do të ishit më pak të ndershëm nëse buzëqeshni.
Studimi arriti në përfundime si këto:
Korrupsioni në nivel shoqëror mund të dobësojë kuptimin e një sinjali të rëndësishëm evolucionar, siç është qeshja.
Është një teori interesante, por studimi gjithashtu vë në dukje se gjinia dhe kultura luajnë një rol dhe se “mostrat nuk mund të jenë plotësisht përfaqësuese të kulturave që vijnë nga këto vende (pra, studentët universitarë janë marrë për të kryer studimin)”.
Në përfundim thuhet gjithashtu:
Roli i intensitetit të buzëqeshjes është gjithashtu një fushë tjetër e mirë për hulumtimet e ardhshme.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...