Sipas një hulumtimi të botuar në revistën prestigjoze “Science Advances” është zbuluar arsyeja pse majmunët nuk janë të aftë që të flasin si njerëzit.
Falë përdorimit të rrezeve X, shkencëtarët monitoruan lëvizjet e gojës dhe qafës së një majmuni macaque, teksa po hante dhe bënte ca mimika fytyre. Në vazhdim, përdorën të dhënat për të krijuar në kompjuter disa modele me shprehje të mundshme: “Pushime të mbara”, “A do te martohesh me mua?”, etj.
Aty konstatuan se pavarësisht se anatomia e traktit vokal u lejon majmunëve të prodhojnë pesë zanore, të cilat, sipas specialistëve, janë një varg i mjafteshëm tingujsh për të mbështetur një gjuhë të folur, ata prapësëprapë nuk ia dalin.
Çfarë është ajo që pengon të folurën e tyre?
Shkencëtarët shprehen se probemi nuk është anatomik, por, trunor. Truri i majmunëve nuk disponon lidhje të drejtpërdrejtë me neuronet e gjuhës dhe laringut, për këtë arsye, nuk arrin t’i kontrollojë dot ato. Përveç kësaj, trurit të tyre i mungojnë edhe disa lidhësa të tjerë themelorë, të cilët në rast se do t’i kishin, do të mundeshin të imitonin ato që dëgjonin, siç ndodh me njerëzit.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave