Pse nuk duhet të përdorësh sfungjer sa herë aplikon pudrën në fytyrë?

21:57 | 5 Mars 2018
Arbresh.info

Një nga veprimet e përditshme të bukurisë që mund të mos i kesh kushtuar rëndësinë e duhur është aplikimi i pudrës me fungjer. Sa shpesh e bën këtë gjë? Çdo ditë, apo jo?

Sfungjeri është bërë një mjet i domosdoshëm në çantën e çdo artisti grimi. Megjithatë, sfungjerët e bukurisë kërkojnë më shumë kujdes dhe higjienë.

Disa ekspertë kozmetike argumentojnë pse nuk duhet të përdorësh sfungjerin për të aplikuar pudrën. Duken argumente bindëse:

Sfungjeri i grimit mund të jetë një prej terreneve më të mira për të mbledhur mikrobet, nëse nuk e lan siç duhet.

Duhet të pastrohet para çdo përdorimi. Në të kundërt, thjeshtë po rrezikon që mikrobet të përhapen në të gjithë fytyrën.

086945-1-06

Sfungjerët, përgjithësisht janë të vështirë për t’u larë dhe për t’u sterilizuar. Por ki parasysh se kanë edhe një limit jetese, maksimumi mund të zgjasë 2-3 muaj.

Nëse nuk e pastron sfungjerin pas çdo përdorimi, ai nuk ka të njëjtin efekt me kalimin e kohës. Grimi i mbetur mund të shkaktojë më shumë vështirësi për pamjen, duke e bërë edhe produktin të vështirë për përzierje.

Megjithatë, nëse investon në një furçë të mirë grimi, mund të zgjasë edhe me vite.

tips-for-getting-oil-free-face

Nuk mund të përdorësh lehtësisht një sfungjer mbi të cilin janë përzier lloje të ndryshme produktesh grimi, sepse pamja do të jetë një gjë e ngatërruar.

Dhe më e rëndësishmja, sfungjeri i grimit thith një sasi të madhe pudrës. Kjo, kuptohet, është një humbje e madhe e produktit, veçanërisht nëse është nga markat më të shtrenjta.

Në mënyrë që të shpëtosh pudrën, deri në pikën e fundit, aplikoje me një furçë me mikrofiber.

Është e qëndrueshme, të ndihmon për të mbuluar zonjat që ke nevojë dhe është mjaft praktike. Pasi ta kesh përdorur furçën, mund të përdorësh më pas edhe sfungjerin. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme