Me siguri të gjithë e dini se asnjëherë nuk duhet të diskutoni me dikë nëse jeni të zemëruar.
Pavarësisht kësaj, ju nganjëherë e humbni kontrollin mbi emocionet tuaja gjatë një diskutimi të nxehtë, derisa të thoni çdo gjë që keni nevojë, ndonëse mund të bëhet shumë vonë.
Bright Side prezanton arsyet e qarta pse nuk duhet të diskutoni kur jeni në këtë gjendje.
1. Ju mendoni se janë të gjithë kundër jush
Kur jeni me nerva, ju humbni jo vetëm kontrollin mbi emocionet tuaja por edhe besimin se do të shkojë çdo gjë mirë.
Psikologët thonë se nëse jeni në gjendje të keqe, çdo fjalë apo gjest sado të vogël do ta konsideroni fyerje dhe në këtë mënyrë do të përfundoni diskutimin me mosmarrëveshje.
2. Gjendja juaj ndikon edhe në gjendjen e personit që diskutoni
Gjatë studimeve të shumta, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se nëse ju paraqitni zemërim, atëherë edhe njerëzit përreth jush do të fillojnë të ndihen të zemëruar po ashtu. Ky fakt vetëm se ju vërteton më shumë se konflikti nuk zgjidhet duke qenë të zemëruar, transmeton lajmi.net
3. Ju nuk do të jeni në gjendje të dëgjoni bashkëbiseduesin
Zemërimi ndikon që ju të mos jeni të arsyeshëm. Kjo është arsyeja pse gjatë diskutimit ju mendoni më keq për personin tjetër se sa në rastet kur jeni të qetë. Në këtë situatë, ju nuk do të mund të dalloni cilësitë e mira të bashkëbiseduesit.
Por nëse gjatë diskutimit ju do të vëreni tek personi tjetër zgjuarësi dhe karizmë, ju do të arrini që t’i thoni vetes se problem realisht nuk është kaq serioz dhe do të jeni në gjendje ta zgjidhni më shpejt dhe në mënyrë efektive/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...