Qeni është njëra ndër kafshët më të dashura për njeriun, historikisht kanë qenë të lidhur dhe besnik ndaj njëri tjetrit.
Të dilni në një shëtitje apo të luani së bashku me qenin tuaj, ju jep një kënaqësi të veçantë.
Një studim i mëhershëm ka zbuluar se arsyeja pse i duam qentë është fiziologjike. Kur qentë dhe njerëzit shikojnë njëri tjetrin në sy, lirohet hormoni i oksitinës, i cili është i njëjtë me atë që lirohet kur prindërit i shikojnë fëmijët, transmeton Klan Kosova.
Realizimi i studimit është bërë me 30 qen dhe njerëz të cilët kanë vështruar njëri tjetrin në sy. Hormoni i oksitinës është gjetur edhe te njerëzit edhe të qentë tek njerëzit niveli i oksitinës është rritur 300% përgjatë ndërveprimin me qenin kurse te qentë 130 përqind.
Prania e qenit në jetën tuaj, ju ofron shumë më shumë sesa lumturi dhe dashuri, ata mund të ndihmojnë edhe në zvogëlimin e kolesterolit, të ulë nivelin e stresit dhe të ua rritë vetëvlerësimin.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...