Njerëzit fetarë “kapen” ndaj besimeve të caktuara përballë provave, sepse këto pikëpamje janë të lidhura ngushtë me kuptimet e tyre morale, kanë sugjeruar studime të reja.
Individët dogmatikë mbajnë besimin e tyre edhe kur kundërshtohen nga ekspertët, sepse ato besime kanë “rezonancë emocionale”, thanë hulumtuesit, transmeton portali arbresh.info.
Në të kundërt, ateistët kanë vështirësi të shohin ndonjë gjë pozitive për fenë, sepse truri i tyre dominohet nga të menduarit analitik, zbuluan shkencëtarët.
Studiuesit në Universitetin Case Western Reserve në Ohajo intervistuan 900 njerëz fetarë dhe jofetar në dy studime që shqyrtonin karakteristikat e personalitetit që nxisin dogmatizmin.
Në të dy grupet, ata gjetën njerëz se me aftësi më të larta të arsyetimit kritik ishin më pak të vendosur në besimet e tyre. Por ata ndryshonin në atë se si shqetësimet morale ndikojnë në të menduarit e tyre./Arbresh.info
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...