Pse ngritja e peshave në palestër është e mirë për femra

18:33 | 18 Gusht 2017
Arbresh.info

Kur është fjala për ngritjen e peshave, femrat kanë ‘frikë’ t’u afrohen atyre e lëre më të bëjnë ushtrime me pesha, sepse frikësohen mos trupi i tyre po merr pamje mashkullore. Por, nëse ushtrimet me pesha i kombinoni me ushtrimet kardio dhe ushqimin e duhur, atëherë rezultatet do të jenë mbresëlënëse.
Në fakt, kombinimi i këtyre dy ushtrimeve ju mundëson të humbni më peshë shpejt dhe të merrni një pamje të tonifikuar dhe joshëse.

Këto janë disa nga përfitimet që i sjellë ushtrimi me pesha:

– Trajnimi i forcës do t’ju bëjë më të fortë. Dhe kur është bërë forca një gjë e keqe?

– Ndërtimi i muskujve ju jep formë joshëse dhe aestetike

Pjesa më e mirë është që ju keni aftësinë për të përfituar atë formë saktësisht ku ju doni atë! Ju mund të bëni pamjen më simetrike (që është një shenjë e bukurisë në të gjitha kulturat), balanconi trupin tuaj të sipërm me trupin tuaj më të ulët dhe të krijoni iluzionin e një beli më të vogël nëse nuk e keni një të tillë. Ndërtimi i një fiziku të bukur është një zgjedhje e bërë në palestër.
Trajnimi i forcës ndihmon edhe në mbështetje të shtyllës kurrizore. Forcimi i muskujve të shpinës mund t’i lehtësojë dhimbjet. Ndërtimi i muskujve të përgjithshëm do t’ju ndihmojë të qëndroni drejt dhe të dukeni më të sigurt.

Muskujt ndihmojnë në djegien e yndyrës dhe shpejtojnë metabolizmin tuaj. Nëse ushtroni me pesha, trupi juaj djegë më shumë kalori edhe pasi ta përfundoni sesionin ushtrimor, por kjo nuk është leje për të ngrënë çdo gjë që dëshironi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme