Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin Seeley, ekspert i gjumit dhe CEO i MattressNextDay thotë se ky është një fenomen i zakonshëm që ndodh gjatë kësaj periudhe të vitit.
“Një studim zbuloi se ne përjetojmë ndërprerjen më të madhe të gjumit në stinën e pranverës. Kjo ndodh për shkak se ne zgjohemi më herët dhe flemë më vonë dhe si pasojë, koha e gjumit është më e vogël,” thotë Seeley.
I njëjti studim zbuloi faktin se gjatë pranverës, koha jonë e gjumit reduktohet me 25 minuta. “Kjo mund t’i atribuohet prodhimit të melatoninës, një hormon që ju ndihmon të flini shpejt dhe që rregullohet nga drita dhe errësira. Kur ka më shumë dritë (si në pranverë dhe verë), ju nuk prodhoni aq shumë melatonin. Ndërsa, kur ka më pak dritë, ju prodhoni më shumë,” shton eksperti.
Kompania MattressNextDay analizoi 279,750 kërkime që lidhen me ëndrrat dhe sipas rezultateve, ëndrrat më të zakonshme që ndodhin në pranverë, sipas kërkimeve në Google janë këto 9 më kryesoret:
#1 Ëndrra për rënien e dhëmbëve
#2 Ëndrra që lidhen me shtatzëninë
#3 Merimanga në ëndërr
#4 Shihni veten sikur bini nga lartësitë
#5 Rënia e flokëve
#6 Zjarr në ëndërr
#7 Tradhtia mes partnerëve
#8 Ëndrra sikur po mbyteni
#9 Shihni sikur humbni njerëz të dashur, miq apo familjarë
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...