Nuk janë vetëm fëmijët që kanë frikë nga errësira, por edhe të rriturit dhe numri i tyre nuk është i vogël. Një sondazh i YourGov, realizuar tek 2 mijë persona të rritur, doli në përfundimin se 40 për qind e tyre kishin frikë të lëviznin nëpër shtëpi në errësirë. 1 në 10 persona deklaruan se kishin kaq shumë frikë nga errësira sa nuk shkonin në tualet gjatë natës.
E njohur si “nyctophobiam”, ndjenja e tmerrit e shkaktuar nga të qenit në errësirë, është në fakt një formë ankthi. Përgjegjëse për këtë çrregullim emocional është pjesa reptiliane e trurit, që lidhet me fobi të tilla si frika nga lartësia dhe kafshët potencialisht të rrezikshme, e deri tek terrori që shkakton tek disa njerëz një buton i vetëm.
Frika ngulitet në tru në një nga këto mënyra: duke observuar dhe mësuar frikën e të tjerëve në fëmijëri, nga një eksperiencë traumatizuese, siç mund të jetë të sulmuarit nga një qen, ose nga një proces i njohur si ankorim, që ndodh kur një person ka një lloj paniku dhe truri lidh një objekt të afërt me ndjenjën e frikës./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...