Ndoshta këtë e keni vërejtur edhe vetë apo jua ka treguar dikush, por mbetet fakt i vërtet se futbollistët – bashkë me sportistë tjerë – i heqin qimet e këmbëve.
Por, a ka ndonjë arsye të veçantë për këtë? Siç duket po.
Atletët e shumë disiplinave i heqin qimet e këmbëve dhe të pjesëve tjera të trupit, dhe disa prej tyre edhe i heqin përgjithmonë me ndihmën e laserit.
Futbollistët mbajnë shirita atletikë të cilët e mundësojnë qarkullimin e gjakut përreth një vendi të lënduar, ndërsa me lëkurë të pastër pa qime, procesi i aplikimit dhe heqjes së këtyre shiritave është më i lehtë dhe më komod.
Përveç kësaj, atletët gjithashtu i heqin qimet edhe për shkak të masazheve të shpeshta që i marrin, duke thënë se lëkura pa qime e rritë kënaqësinë dhe përfitimet që i sjellë masazhi.
Megjithatë, notarët dhe disa atletë tjerë i heqin qimet edhe për performancë më të mirë, transmeton telegrafi, sepse ndihen se trupi i tyre lëvizë shumë më lirshëm në ujë kur është pa qime.
Ndërsa çiklistët, të cilët shumë shpesh rrëzohen dhe lëndohen, me qëllim që të parandalojnë futjen e qimeve në plagët e hapura kur rrëzohen në asfalt, i heqin qimet. Këtë e rekomandojnë edhe doktorët, të cilët thonë se nëse qimet janë prezente në një plagë, procesi i rikuperimit merr më shumë kohë.
Por kjo nuk është e vetmja, në vitin 1987, Chester Kyle, profesor i inxhinierisë dhe çiklist i rregullt, kishte kryer disa eksperimente përmes së cilave kishte zbuluar se qimet në këmbë i ngadalësojnë çiklistët.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...