Gjatë viteve 1860, Finlanda përjetoi një krizë të ushqimeve që vra rreth 9 përqind të popullsisë së saj.
Që nga ajo kohë, aty ka ndodhur një rrugë e gjatë.
Në fillim të këtij muaji, Finlanda u emërua si vendi më i lumtur në botë nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së. Tre nga fqinjët e saj nordikë, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda, morën vendet e radhës pasuese, transmeton portali arbresh.info
Finlanda mund të mburret, sepse në vitet e fundit vendi është vlerësuar për qëndrushmëri, lirinë dhe është shpallur një ndër vendet më të sigurta.
Këto mund të jenë të kuptueshme; por në një vend ku temperaturat rregullisht rri pezull rreth -20 ° C dhe disa pjesë mezi marrin dritën e diellit për një pjesë të madhe të vitit, është shumë interesante të dihet se çfarë i bën ata kaq të lumtur.
Raporti i lumturisë botërore, siç u quajt anketa, përdori të dhënat globale të anketimit nga Gallup për të matur se sa njerëz të kënaqur me jetën e tyre.
Hulumtuesit pastaj u përpoqën të shpjegonin dallimet duke përdorur variabla të tillë si GDP për person, mbështetje sociale, jetëgjatësi të shëndetshme, lirinë për të bërë zgjedhje të jetës, bujari dhe lirinë nga korrupsioni.
Dallimet midis vendeve të rangut të lartë janë të vogla, dhe pesë të parat nuk kanë ndryshuar për vite. Raporti i këtij viti matë lumturinë e emigrantëve për herë të parë, dhe Finlanda kryesonte gjithashtu edhe në këtë kategori.
Kjo sugjeron se shoqëritë e lumtura janë ato me sisteme shoqërore mbështetëse dhe institucione që e bëjnë më të vshtirë për të njerëzit që të bien në humnerë.
Finlandezët janë të gatshëm të pranojnë dhe të integrojnë emigrantët.
Pa dyshim, vendet e varfëra dhe të dhunshme janë rënditur në fund të listës. Nuk ka ndonjë arsye për të fesuar në Jemen apo në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Sekreti i lumturisë së Finlandës mund të jetë shumë i mërzitshëm.
Një thënie finlandeze e përshkruan lumturinë në këtë formë: “Lumturia është të kesh vilën tënde verore dhe një fushë me patate”.
Arsimi falas, leja prindërore bujare dhe një ekuilibër i shëndetshëm në punë dhe në jetë sigurojnë që njerëzit të kenë kohën dhe mjetet për të ndjekur kënaqësitë e tyre.
Mbi 80% e finlandezëve u besojnë sistemeve të policisë së vendit, arsimit dhe kujdesit shëndetësor. Dhe për shkak të taksimit progresiv dhe rishpërndarjes së pasurisë, mënyrat e jetesës së të pasurve dhe të varfërve nuk është e ndarë në mënyrë drastike.
Finlanda konsiderohet një ndër vendet më të mira në botë për të qenë nënë dhe për të qenë grua në punë.
Edhe pse shkalla e vetëvrasjeve është e lartë, në Finlandë numri është reduktuar për 30 përqind që nga viti 2000.
Lumturia e emigrantëve rrjedh nga një mjet i fuqishëm për shkak të mbështetjes dhe politikës integruese, por edhe nga fakti se emigrantët që arrijnë në Finalnde kanë tendencë të vijnë nga vende të afërta kulturore , si Estonia dhe Rusia.
Mund të ju duket befasuese, por vendet e pasura jo domosdoshmërisht janë më të pasurat.
Në lumturinë e finlandezëve, rëndësi të madhe luan fjala “sisu”, që do të thotë të këmbëngulësh dhe të qëndrosh stoik në të gjitha gjërat që të dalin përpara./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...