Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit.
Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
All-llahu i Madhëruar ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.
Ajete dhe hadithe mbi Bajramin:
Transmetohet nga Enesi [radijall-llahu anhu], i cili thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] erdhi në Medine dhe gjeti njerëzit duke festuar dy ditë të caktuara. Ai pyeti: “Çfarë janë këto dy ditë”? Ata u përgjigjën: Në periudhën e injorancës, këto ditë ishin festa për ne. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “All-llahu ua zëvendësoi me dy ditë më të mira, me Kurban Bajramin dhe Fitër Bajramit.” (Ebu Davudi, Nesaiu, Ahmedi – hadith sahih)
All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’anin Famëlartë thotë: “Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që përkujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.” (A’la: 14-15) Po ashtu All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd.” (Keuther: 2)
Ummu Atijje thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëronte edhe gratë që të dalin dhe të falin namazin e Bajramit”. (Buhariu, Muslimi)
Ibën Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vononte namazin e Fitër Bajramit dhe shpejtonte namazin e Kurban Bajramit, e Ibën Omeri për shkak të përkujdesjes së tij të madhe në pasimin e sunnetit, nuk dilte në namaz derisa të lindte Dielli.”
Transmeton Nafiu nga Ibën Omeri [radijall-llahu anhuma] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lahej ditën e Bajramit para se të shkojë në musal-la (Hapësirë e madhe ku falet namazi i Bajramit.. (Bejhakiu dhe Maliku – hadith sahih)
Transmeton Xhabiri [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka pasur një xhybe të veçantë, që e ka veshur në dy bajramet dhe në xhuma. (Ibën Huzejme në sahihun e tij)
Enesi [radijall-llahu anhu] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] para se të shkojë për të falur namazin e Bajramit hante hurma.
Aliu [radijall-llahu anhu] thotë: Prej sunnetit është shkuarja në musal-la për të falë namazin e Bajramit këmbas.
Ibën Kajjimi [rahimehull-llah] thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ditën e Bajramit e ndërronte rrugën, shkonte në një rrugë dhe kthehet nga një tjetër.
Ummu Atijje thotë: Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëronte edhe gratë që të dalin dhe të falin namazin e Bajramit. (Buhariu, Muslimi)
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...