Pse duhet të kontrolloni shputat e bebes tuaj nëse ajo qan pa arsye?

14:29 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Shumë prindër shqetësohen dhe frikësohen kur foshnja e tyre qan pa arsye.

Pavarësisht se janë të ushqyera mirë dhe shëndetshëm, këto foshnje nuk mund të qetësohen.

Së fundmi shkenca ka ardhur tek një zbulim i ri në lidhje me këtë, që shumë prindër nuk e kanë ditur më parë.

Ndonëse është e vështirë të besohet por është një fije floku i zakonshëm që është kapur në këmbën e fëmijës, transmeton portali arbresh.info.

Kjo fije floku sillet rreth këmbës apo gishtit të bebes me ndihmën e lëvizjeve të çrregullta të saj.

Qimja shkakton dhimbje dhe bllokon qarkullimin e gjakut gjë që mund të rezultoj edhe me amputimin e gishtit të këmbës së foshnjës nëse nuk vërehet me kohë.

Me kalimin e kohës, derisa gishti i këmbës bymehet, fija e flokut është më e vështirë të vërehet.

Scott dhe Jessica Walker janë dy prindër të rinj që janë ballafaquar me këtë dukuri. Vajza e tyre e vogël qante gjatë gjithë kohës pa asnjë arsye. Jessica i kishte hequr vajzës çorapet duke shpresuar se kjo do ta qetësonte. Sapo e kishte bërë këtë kishte vërejtur se gishti i këmbës së vajzës ishte ënjtur dhe ishe skuqur. Jessica kishte vërejtur se një qime kishte rrethuar gishtin e saj.

Ndonëse si fenomen është shumë i ri, shumë prindër janë ankuar se janë ballafaquar me të.

Kështu që, nëse bebja juaj qan pa arsye, hiqni çorapet e saj dhe kontrollojani këmbët./Arbresh.info.

https://www.instagram.com/p/BQeRT4Rlc1Y/?taken-by=thegoodlandhomestead

11896960-12509386_10207180102852312_5058170700747505023_n-1487573725-650-76164c3b46-1487782025

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme