Pse disa njerëz thumbohen nga mushkonjat e disa jo?

08:50 | 3 Prill 2016
Arbresh.info

Mushkonjat i dashurojnë disa njerëz. Sapo t’u marrin erë atyre, ato i fusin menjëherë në menynë e tyre.

Përderisa disa të tjerë ndoshta nuk thumbohen fare nga mushkonjat, disa të tjerë pushtohen nga ato.

Mushkonjat e përdorin erën për të na gjetur. Pasi që çdo kush ka baktere të ndryshme në lëkurë, edhe era e lëkurës së njerëzve dallon – që do të thotë se për mushkonjat, era e dikujt mund të jetë më e mirë se e dikujt tjetër, transmeton Gazeta Express.

Nuk janë vetëm bakteret arsyeja; mushkonjat i tërheqë edhe dioksidi i karbonit në frymëmarrjen tonë, dhe për këtë arsye ato adhurojnë njerëzit që stërviten.

Përveç këtyre, duhet ta dini se mushkonjat janë bartëse edhe të sëmundjeve. Ato mund të bartin malarien, zikan dhe vrasin rreth një milionë njerëz në vit.

Kështu që, pasi që vera po vjen, duhet të keni kujdes nga ato, të mbroheni nga mushkonjat dhe ta mbroni edhe familjen tuaj – duke përdorur sprej të lëkurës kundër tyre.

Për ta kuptuar më mirë pse mushkonjat i thumbojnë disa njerëz, e disa të tjerë jo, shikojeni këtë video:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme