Pse Coca Cola ka shije më të mirë në shishe qelqi se sa në kanoçe?

09:35 | 16 Shkurt 2016
Arbresh.info

Receta për Coca Colën është e njëjtë qoftë në një kanoçe metalike apo në një shishe qelqi, kështu që pse kjo e fundit ka shije më të mirë?

Sipas  biokimistes dhe themelueses të Science by Design Sara Risch, kjo gjë është për shkak të lëngjeve që reagojnë me polimeret në paketim, transmeton arbresh.info.

Polimeret janë molekula brenda paketimit, të vetëkrijuara nga njësite të vogla të lidhura së bashku, dhe për tu shtuar vetitë materialit në të cilin përdoren.

Në rastin e kanoçes së aluminit, polimeret në paketim mund të absorbojnë pak nga shija e tretshme e pijes.

Ndërkohë polimeret acetalhide, të cilat përdoren në shishet plastike, mund të transferohen në coca ola brenda shishes, duke i ndryshuar kështu shijen.

Sipas Risch,  xhami është substanca më inerte e përdorur për paketim dhe kështu jep përvojë të pandryshuar të pijes.

Sigurisht, pa marrë parasysh se cilin lloj të paketimit të CC ju preferoni, rreziqet shëndetsore janë ende të njëjta./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme