Organizata Meteorologjike Botërore e pagëzon me një emër të kuptueshëm dhe të shkurtër një stuhi të fuqishme e cila mund të jetë vdekjeprurëse për t’u mbajtur mend, por emri gjithashtu u lehtëson punën metereologëve që ndjekin dhe studiojnë këto stuhi.
Emërtimi i stuhive ka nisur që në vitin 1953 dhe deri në vitin 1978, ato pagëzoheshin vetëm me emra grash sipas një rendi alfabetik, përcjell mapo.al. Por, organizata u detyrua të përfshijë edhe emrat e burrave për të shmangur përsëritjen e emërtimeve te stuhive.
Po ashtu, Organizata Meteorologjike Botërore bën gati një listë të përvitshme ku emëron edhe stuhitë që do të godasin SHBA-të deri në vitin 2025. E deri atëherë amerikanët do të duhet të përgatiten për të përballur disa nga uraganët e pagëzuar me emrat Bill, Daniele, Emily, Leslie, Elsa, Umberto, Grace, etj.