Projekti i Stephen Hawking, i quajtur ‘Breakthrough Listen’, ka zbuluar sinjale misterioze që mund të vijnë nga alienët.
Astronomët që po punonin në këtë projekt, kanë identifikuar 15 zëra të përsëritur nga një galaktikë që gjendet 3 miliardë vite larg dritës së Tokës, transmeton portali arbresh.info
Është e paqartë nëse këto sinjale dalin nga vrimat e zeza, vijnë nga rrotullimi i neutroneve, apo nëse paraqesin dëshminë e ekzistimit të alienëve.
Hawking themeloi projektin “Breakthrough Listen” për të hetuar – dhe identifikuar – shenja të jetës inteligjente në univers. Miliarderi rus i internetit Yuri Milner ndodhet gjithashtu pas kësaj nisme.
15 sinjale erdhën nga FRB 121102, ndërsa astronomët kishin zbuluar se sinjalet vijnë nga i njejti burim.
“Këto janë frekuencat më të larta të marra deri tani”, thuhet në raport. “Këto vëzhgime mund të tregojnë se FRB 121102 është aktualisht në një vend me aktivitet të rritur”, thuhet më tej.
Në raport gjithashtu theksohet se inkurajohen vëzhgimet në vijin, veçanërisht në frekuencat më të larta të radios./arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...