Projekti amerikan për një avion që do të fluturonte me 7500 kilometra në orë

09:07 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Në vitin 2013 kompania amerikane Lockheed Martin e cila merret me prodhimin e armëve, ka njoftuar se është duke punuar në zhvillimin e projektit për pasardhësin e aeroplanit të njohur spiun, SR-71 Blackbird, shkruan Business Insider.

Aeroplani SR-71 ishte në gjendje të lëviz me shpejtësi tri herë më të madhe sesa ajo e zërit, ndërsa pasardhësi i tij SR-72 synon të ketë karakteristika edhe më të avancuara siç i dokumenton një video e publikuar më poshtë.

Në Goldfish Restaurant përjetoni magjinë e ushqimeve të freskëta të detit

SR-72 është pasardhësi i SR-71 Blackbird, aeroplani spiun që konsiderohet si më i shpejti që ndonjëherë është prodhuar.

I prodhuar nga kompania Lockheed Martin në vitin 1960, SR-71 mund të arrinte shpejtësinë prej mbi 3,600 kilometra në orë, që i bie tri herë më shpejt sesa shpejtësia e zërit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme