Një vajzë australiane me origjinë nga India ka habitur Apple gjatë një konference të organizuar nga kompania amerikane.
Quhet Anvitha Vijay dhe është vetëm 9 vjec. Nuk e ka mbaruar ende shkollën fillore por është programuesja më e re e “Worldwide Developer Conference”.
Gjuhën e programimit ka nisur ta mësojë që në moshën 7-vjeçare përmes video-tutorialeve në Youtube. Ka disa muaj që ka përfunduar aplikacionin e vet, të quajtur “Smartkins animals”, një aplikacion që ndihmon fëmijët të mësojnë rreth botës së kafshëve duke u argëtuar.
Anvitha tërhoqi menjëherë vëmendjen e Apple, të cilën e përfshinë atë në programin e stimulimit të programuesve të rinj, në të cilën shpërndahen 350 bursa.
Mjaft i mahnitur nga vajza ishte dhe numri një i kompanisë amerikane, Tim Cook, i cili thotë se nuk priste që ë mes 120 fituesve të këtyre bursave nën 18 vjeç, të ishte edhe një vogëlushe që nuk ka përfunduar ende arsimin elementar.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh