Bi vaksina përbën një mënyrë mjekimi shumë më të përshtatshme që konkurron dhe do të zëvendësojë ”artilerinë” e rëndë të kimioterapisë dhe radioterapisë si një gjilpërë inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv të ri), që do të jetë në gjendje ndërmjet trilionë qelizash të organizmit (normale dhe malinje), të dallojë dhe të vrasë në mënyrë selektive qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e shëndosha të organizmit.
Bi vaksina aplikohet për mjekimin e formave të ndryshme të kancerit dhe po ashtu vlen në imunizimin kundër shfaqjes së kancerit në persona të shëndoshë, por të predispozuar për të zhvilluar kancer. Patenta për këtë shpikje njihet në shumë shtete dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Zyra Europiane, Gjermania, Zvicër, Francë, Britania e Madhe, Irlandë, Shqipëri, Kosovë e Kroaci.
Profesor Kraja ka marrë po ashtu një patentë të dytë në nivel europian për medikamentin “Shukrain 55” edhe kjo e regjistruar për patentim pranë institucionit të Regjistrimit të Patentave dhe Markave, këtë radhë në Gjermani.
Medikamenti ka një spektër të gjerë dhe është vërtetuar gjithashtu efektiv ndaj viruseve patogjene të rrezikshme për shëndetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epideminë e tij.
Ne pranverën e vitit 2015 është konfirmuar pranimi i këtij medikamenti si inovacion i patentuar medicinal duke ju dhënë e drejta e prodhimit industrial. Konsiderohet si një domosdoshmëri hedhja e këtij medikamenti në tregun ndërkombëtar, duke u bazuar në efektet kuruese dhe shëruese kundër sëmundjeve të ndryshme virale bakteriale.
Ai vlerësohet si një inovacion i patentuar shumë i nevojshëm për farmaceutikën botërore, veçanërisht aty ku OBSH jep alarmin për rezistencën e antibiotikëve dhe kohën e gjatë të mungesës së tyre në treg.
Prof. Shuajp Kraja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1936. I specializuar për biologji molekulare, Kraja ka një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë.
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...