Një profesor ekonomie në Texas Tech tha se nuk kishte ngelur asnjëherë, as edhe një student të vetëm, gjatë karrierës së tij, por erdhi momenti kur la në provime një klasë të tërë.
Studentët këmbëngulnin se socializmi do të funksiononte, përderisa nuk do të kishte as të pasur e as të varfër.
Profesori tha. “Dakord, do të bëjmë një eksperiment në këtë klasë për socializmin”.
“Të gjitha notat do të mesatarizohen dhe të gjithë do të marrin të njëjtën notë, kështu që askush nuk do të ngelë dhe askush nuk do të marrë A (nota maksimale)”, tha profesori.
Pas testit të parë, notat u mesatarizuan dhe të gjithë morën B. Studentët që kishin studiuar shumë u mërzitën, ndërsa studentët që kishin mësuar shumë pak ishin shumë të lumtur.
Askush nuk ishte i lumtur. Në testin e tretë, mesatarja ishte F.
Notat nuk u rritën asnjëherë, ndërkohë që nisën grindjet, fajësimet, dhe mëritë pasi askush nuk mësonte për të tjerët.
Për habinë e tyre të madhe, të gjithë ngelën.
Profesori u tha se edhe socializmi do të dështonte, për shkak të të njëjtit parim njerëzor të stimulit.
Sa më shumë që njerëzit të përpiqen të kenë sukses, aq më i madh shpërblimi, por kur qeveria merr gjithë shpërblimet, askush nuk do të përpiqet të ketë sukses.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...