Donald Trump është zgjedhur Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por sipas profecisë së Baba Vanga-s, nuk do të jetë edhe për shumë kohë.
Mistikja bullgare, e verbër për shkak të një aksidentit në fëmijëri, ka thënë se presidenti i 44 i SHBA-së do të jetë një afro-amerikan dhe parashikimi i saj doli i drejtë. Presidenti i 44 ishte Barack Obama. Por Baba Vanga ka thënë gjithashtu se Obama do të jetë edhe presidenti i fundit i SHBA-së, që do të thotë se Presidenca e Trumpit do të përfundojë shumë shpejt.
Gruaja është bërë e famshme për shkak të parashikimeve të ngjarjeve tronditëse, siç ishte sulmi i “11 Shtatorit”, krijimi i ISIS-it, apo katastrofa e Çermobilit. Për fat të keq ajo ka vdekur në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare dhe për këtë nuk mund ta dimë se çfarë do të thoshte me “presidentin e fundit”.
Gjatë jetës së saj Baba Vanga kishte pasur disa vizione, por jo të gjitha i kanë dalë. Në mesin e tyre ishte edhe vrasja e 4 udhëheqësve botërore në vitin 2009 dhe pushtimi i Evropës nga ISIS në vitin 2016. Sipas asaj që raporton ‘The Mirror” parashikimet e saj kanë dalë në masën 85%. Shpresojmë që parashikimi për Donald Trump të jetë i gabuar dhe ai të vazhdojë të jetë presidenti i 45.
Po sipas parashikimeve të Baba Vangas, në vitin 2018, Kina do të bëhet një fuqi botërore, ndërkohë që në 2045, kujtdo të shkrihen dhe do të ndodhin katastrofa të shumta.
Në vitin 2170-2256 në Mars do të krijohet një koloni tokësore, që do të deklarohet e pavarur nga Toka, ndërkohë që në 2340 do të ideohet kapsula e parë e kohës. Në vizionet e Baba Vangas, do të ketë edhe alieno. Profecitë e saj parashikojnë që në 4674 njerëzit dhe jashtëtokësorët do të bashkohen në një popull të vetëm dhe në vitin 5079 universi do të ketë vdekur.
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...