Sipas një studimi të publikuar në “JAMA”, me autore kryesore Lindsay Pool (Universiteti Feinberg në Çikago), humbja e papritur e sigurisë ekonomike në radhët e mbi pesëdhjetëvjeçarëve shoqërohet me një rrezik në rritje për vdekje.
“Peripecitë e punës jo vetëm që kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor, por gjithashtu lënë më pak burime monetare për shpenzimet mjekësore”, thotë studiuesja, duke shtuar se në të pesëdhjetat, duke pasur më pak kohë për të rifituar pasurinë e humbur, pasojat e këtyre goditjeve ekonomike negative mbi gjendjen shëndetësore, mund të zgjasin për një kohë të gjatë.
Duke u nisur nga këto hamendësime, autorët vërtetuan nëse një humbje e papritur ekonomike mund të shoqërohej me një rritje të vdekshmërisë, duke analizuar të dhënat e Health and Retirement Study, një studim në nivel kombëtar, i kryer mbi të rriturit e grupmoshës 51-61 vjeç në kohën e hyrjes në studim. Ishin 8,714 pjesëmarrës, 2,430 prej të cilëve kishin pësuar një goditje ekonomike negative gjatë 20 viteve të ndjekjes nga 1994 në 2014, ndërsa 5,535 nuk kishin pasur rënie të konsiderueshme ekonomike.
“Gjatë monitorimit të 80.683 njerëz/vit kanë vdekur 2.823 njerëz dhe të dhënat e mbledhura tregojnë se në subjektet me pasuri të qëndrueshme krahasuar me ata që kishin pësuar një goditje ekonomike negative, vdekjet ishin respektivisht 30.6 kundrejt 64.9 për 1,000 njerëz/vit”, shpjegojnë kërkuesit.
Në një koment të redaksisë, Alan Garber, nga Universiteti i Harvardit në Kembrixh, Shtetet e Bashkuara, shkruan: “Ky studim sugjeron se, te njerëzit e moshës së mesme që humbin shumë nga gjendja e tyre ekonomike, rrezikon të rritet vdekshmëria. Ky fakt duhet ta bëjë shoqërinë të reflektojë dhe të ofrojë mbështetje për ata që preken nga ngjarje që mund të ndikojnë aq shumë në të ardhmen e tyre”./doktor33.al
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...