Një fëmijë i porsalindur i cili ishte ende në qesen amniotike është shpërndarë shumë herë në internet pasi obstetri grek Dr. Aris Tsigiris postoi fotografinë në Facebook.
Dr. Tsigiris, një obstetër/gjinekolog që operon në Marousi, në verilindje të Athinës, shkruan arbresh.info, shkroi që bebja erdhi në jetë përmes prerjes cezariane, ende e mbështjellë nga qesja amniotike dhe placenta.
Lindja ishte jashtëzakonisht e rrallë, kjo pasi që foshnja ndihej dhe sillej sikur të mos kishte lindur akoma edhe pse kishte dalë nga barku.
Gjatë shtatzënisë, bebet e palindura notojnë në qesen amniotike, një membranë e mbushur me lëngje që mbron dhe ushqen ato gjatë zhvillimit.
Qeskat amniotike zakonisht prishen kur një grua shtatzënë fillon lindjen, një dukuri që është e njohur përgjithësisht si “shpërthimi i ujit”, me lëngun amniotik që del nga kanali i lindjes, dhe sinjalizon që fëmija është nisur të dalë./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...