Kur ha spec djegës, je i përgatitur që do të kesh shumë djegie dhe dhimbje të fytit. Por, nuk pret të kesh një dhimbje aq të tmerrshme koke sa mund të përfundosh edhe në urgjencë.
Kjo në fakt i ka ndodhur një 34-vjeçari, i cili përfundoi në spital me dhimbje të tmerrshme koke. Problemet nisën kur ai konsumoi atë që njihet nga Rekordet Botërore Guinness si speci më djegës në botë, i quajtur “Carolina Reaper” – ndërkohë që po merrte pjesë në një garë për konsumimin e specave djegës. Menjëherë filloi të përjetonte afshe të nxehta – jo të panjohura në botën e specave djegës.
Më pas filloi të kishte dhimbje në qafë dhe kokë, që iu shfaqën si rrufe. Dhimbjet i kaluan për momentin, por pas disa ditësh filloi të kishte sërish dhimbje të rrufeshme koke, të cilat e detyruan të kërkojë ndihmë mjekësore. Kontrolli me skaner tregoi se disa arterie të trurit ishin ngushtuar ndjeshëm dhe mund të shkaktojnë dhimbje të tmerrshme të kokës. Termi shkencor pas këtij ngushtimi të përkohshëm të arterieve është sindroma vazokonstriktore cerebrale e kthyeshme.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...