Google ADS

Polonia ndërton pishinën më të thellë në botë

22:20 | 3 Prill 2019
Trina Galanxhi

Pishina më e thellë në botë do të hapet në Poloni në vjeshtën e këtij viti.

E thellë rreth 45 metra, pishina është një vend ideal për notuesit fillestarë dhe për zhytësit profesionalë që duan të shpalosin aftësitë e tyre, transmeton portali arbresh.info

Ajo do të mbushet me 8 mijë metra kubik ujë, që pritet të jetë e barabartë me 27 pishina olipmike.

Bazuar në Msxczonoë, një qytet 40 km në jugperëndim të kryeqytetit polak, Varshavë, pishina është ende në ndërtim e sipër.

Ata që nuk duan të notojnë, mund të shijojnë pamjet spektakulare të tunelit nënujor, pasi aty do të ndërtohen edhe sallë për konferenca dhe do të ketë dhoma hoteli që kanë pamjen nga pishina.

Lajmi vjen pas hapjes së restaurantit të parë nënujor në Norvegji./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme