Politika ndikon negativisht në shëndet: “Çmendem kur shoh lajme të kundërta me pikëpamjet e mija”

14:58 | 30 Shtator 2019
Arbresh Info

Sipas një studimi të bërë në Universitetin e Nebraska-Lincoln në ShBA, thuhet se  politika po dëmton shëndetin e njeriut. Të anketuarit më së shumti vuajnë nga pagjumësia dhe pakënaqësia, shkruan arbresh.info.

Sipas një studimi të bërë në Shtetet e Bashkuara (SHBA), thuhet se politika ka një ndikim negativ në shëndetin e njeriut. Për të nxjerrë në pah një gjë të tillë, kompania britanike YouGov, i anketoi 800 persona dhe u përqendrua veçanërisht në fushatën zgjedhore Presidenciale të vitit 2016.

40 përqindëshi i personave që u bërën pjesë e këtij hulumtimi të kryer nga Universiteti i Nebraska-Lincoln, thanë që politika po i shkakton stres. Ndërsa një në pesë persona theksoi se politika po bëhet shkaktar i pagjumësisë së tij.

20 përqindëshi i të anketuarve theksuan se kishin prishur marrëdhëniet miqësore për shkak të dallimeve politike.

Stresin më të madh e kanë personat që i përkasin politikës së majtë

Studiuesi përgjegjës i hulumtimit, njëherësh edhe shkencëtari politik Kevin Smith, tha se rezultatet tregojnë një krizë të vërtetë në sistemin shëndetësor.

Kevin Smith gjithashtu tha që njerëzit që i përkasin politikës me vizion të majtë, përjetojnë më shumë stres për shkak të debateve politike.

Për derisa 11.5 për qind e të anketuarve deklaruan se politika dëmton shëndetin e tyre fizik, një grup që përbëhet prej 31.8 për qind, deklaruan se “çmenden” kur në medie shohin lajme të kundërta me pikëpamjet e tyre. Ndërsa 29.3 për qind, thonë se humbin kontrollin për shkak të politikës.

Nga ana tjetër shkencëtari politik Kevin Smith dhe studiues të tjerë, kanë njoftuar se ky studim i cili shqyrton ndikimin e politikës në shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve, po realizohet për herë të parë, dhe synojnë ta përsërisin këtë punë në të ardhmen duke zgjeruar më tepër. /arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme