Manjati kinez i biznesit, Jack Ma ka deklaruar se teknologjia në zhvillim ka të ngjarë të jetë një kërcënim në të ardhmen dhe të shkaktoj Luftën e Tretë Botërore.
Në një intervistë për CNBC, udhëheqësi miliarder i ‘Alibaba’ tha se udhëheqësit e botës kanë për detyrë të edukojnë njerëzit për të parandaluar dhimbjet e shkaktuara nga rritja e shpejtë e automatizmit dhe inteligjencës financiare.
“Revolucioni i parë në teknologji ka shkaktuar Luftën e Parë Botërore. Revolucioni i dytë teknologjik ka shkaktuar Luftën e Dytë Botërore. Tash është në radhë teknologjia e tretë që është Inteligjenca Artificiale”, ka thënë Ma, transmeton arbresh.info.
Ai beson se progresi në Inteligjencën Artificiale ka edhe të mira pasi i lejon njerëzit që të udhëtojnë më shumë dhe të kalojnë më pak kohë në punë.
“Mendoj se në 30 vitet e ardhshme, njerëzit do të punojnë vetëm pesë orë në ditë dhe ndoshta 4 ditë në javë. Gjyshi im ka punuar 16 orë në ditë në fermë dhe ka menduar se është shumë i zënë. Ne punojmë 8 orë në ditë për 5 ditë në javë dhe mendojmë se jemi shumë të zënë”, është shprehur manjati kinez.
Pavarësisht kësaj, ai ka shtuar se nuk i pëlqen ideja e krijimit të makinave “njeri”.
“Ne duhet të sigurohemi që makineritë të bëjnë gjëra që njerëzit nuk munden”, ka përfunduar ai.
Kjo nuk është hera e parë që Ma shpreh shqetësimin për një Luftë të Tretë Botërore të shkaktuar nga teknologjia./Arbresh.info.
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...