Pllaka më e vjetër e njohur e mbishkruar me Dhjetë Urdhërimet nga Dhiata e Vjetër pritet të arrijë vlerën deri në 2 milionë dollarë kur të dalë në ankand muajin e ardhshëm.
Guri, i cili daton rreth 1500 vjet më parë në epokën e vonë romako-bizantine, është një artefakt i jashtëzakonshëm nga bota antike.
Me peshë rreth 52 kg dhe me lartësi dy metra, guri u zbulua në vitin 1913 gjatë gërmimeve për një linjë të re hekurudhore në pjesën jugore të asaj që është sot Izraeli.
Guri përmban 20 rreshta teksti, të cilat ndjekin nga afër vargjet nga Bibla, të përbashkëta për traditat hebraike dhe të krishtera. Megjithatë, janë përfshirë vetëm nëntë nga 10 urdhërimet nga Eksodi, ku mungon: “Mos e përdor emrin e Zotit kot”. Në vend të tij është një mbishkrim për adhurimin në malin Gerizim.
Ankandi do të zhvillohet më 18 dhjetor, por pllaka prej guri do të jetë e disponueshme për t’u parë në sallonin e ankandit të Nju Jorkut nga 5 dhjetori.
Vitin e kaluar, një Bibël hebraike më shumë se 1000 vjeçare u shit për 38.1 milionë dollarë në Sotheby’s në Nju Jork. Codex Sassoon , që daton nga fundi i shekullit të 9-të ose fillimi i shekullit të 10-të, u përshkrua si “një nga tekstet më të rëndësishme dhe më të veçanta në historinë njerëzore”.
/rtsh.al/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...