Ceres, planeti xhuxh më i afërt me Tokën është një botë ujore dhe mund të ketë një rezervuar të gjerë me ujë të kripur të fshehur nën sipërfaqen e tij.
Të dhënat vijnë nga një punë e re kërkimore, sipas së cilës, rezervuari në këtë planet të vogël, që orbiton Diellin mes Marsit dhe Jupiterit, shtrihet nën kraterin 20 milionë vjeçar të njohur si Occator dhe mund të ketë jetë.
Të dhënat bazohen në analizimin e imazheve të anijes kozmike Dawn të NASA-s, që survejoi sipërfaqen e Ceres. Dawn orbitoi Ceres, që është rreth 965 kilometra rreth e rrotull, mes 2015-s dhe 2018-s derisa i mbaroi karburanti.
Në ditët e fundit, udhëtoni vetëm 32 kilometra nga sipërfaqja dhe fokusoi kraterin e Occator, ku bëri fotografi, skanime dhe analizime të gravitetit.
Dr Carol Raymond, drejtuese e këtij misioni tha se të dhënat sugjerojnë se Ceres është një botë oqeanike dhe mund të ketë qenë gjeologjikisht aktive përgjatë viteve të fundit.
Grupi i punës beson se rezervuari i kripur i gjetur në sipërfaqe të planetit xhuxh mund të jetë krijuar nga impakti që krijoi kraterin. Kjo çoi në formimin e depozitave të kripës në sipërfaqe të planetit, që në distancë duken si njolla të shndrritshme.
Kripa ul pikën e ngrirjes së ujit, duke rritur gjasat që të jetë i lëngshëm.
Ceres është objekti më i madh në rripin asteroid. Ai ndodhet më pak se trefish më larg se Toka nga Dielli, që do të thotë se është distancë e mjaftueshme për të ndjerë nxehtësinë, duke i dhënë mundësinë akujve që të shkrijnë dhe të riformohen.
Ceres ishte i pari planet që u vizitua nga afër dhe që vijon të shtojë kureshtjen e astronomëve./tvklan.al
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...