Google ADS

Plaku ‘misterioz’ që jeton i vetëm në një fshat malor të Llapit

07:58 | 22 Prill 2018
Arbresh.info

Në një shtëpi të vogël, kasolle në cep të pyllit, i vetmuar jeton një plak. Fytyra e zgjatur e mbuluar me rrudha, e Ismet Segashit, i duket e zbehur. Ai jeton i vetëm në këto bjeshkë të mëdha, në fshatin Popovë të Podujevës.

Ai megjithatë nuk ankohet shumë. Thotë se tani është më mirë se në të kaluarën. “Tash është më mirë. Në të kaluarën ka pasur skamje”, thotë ai

Në këtë fshat thotë të i kenë jetuar edhe stërgjyshërit, ndërsa sot të vetmit që e shoqërojnë janë zogjtë dhe kafshët të cilave u kushton kujdes të veçantë.
Thotë se jeton me familjen e tij, dhe se i vetmi person që e viziton është fqinji i tij Behgjeti që ka shtëpinë në një cep tjetër të malit.

Për të afërmit tjerë thotë se kanë ndërruar vendbanim. “Kanë dalë më afër shehrit”, thotë për ata që secilën herë e më rrallë vizitojnë fshatin e tyre, dhe fqinjin e tyre Ismetin që ka mbetur roja i vetëm i vendit të të parëve në këto anë, afër kufirit me Serbinë.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2148379355188808/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme