Google ADS

Plaku ‘i shenjtë’ i cili nuk ka ngrënë asgjë për 75 vite

14:27 | 3 Korrik 2015
Arbresh.info

Sa shumë keni mundur të qëndroni pa bukë ose pa ujë? Një njeri në Indi pretendon se nuk ka ngrënë ose pirë diçka për 75 vjet.

Prahlad Jani është një 83-vjeçar i cili jeton në një shpellë afër tempullit Amba JI pa ndonjë ushqim apo ujë që nga mosha 7-vjeçare. Pse do të zgjidhte një njeri të jetonte pa ushqim dhe pa ujë, dhe si do të mund të ishte ai ende gjallë?

Jani thotë se braktisi shtëpinë në moshën 7-vjeçare në kërkim të një misteri shpirtëror dhe u bekua nga tre zota indian.

Kjo është historia e tij:

“Tre zota mu paraqitën dhe më bënë që t’i përcjellë. Ma Kali, Ma Lakshmi dhe Ma Saraswati. Unë përgatita vetën dhe pyeta: ‘Çfarë me ushqimin? Secili prej tyre vendosi një gisht në buzën time dhe tha: ‘Nuk ke nevojë të brengosesh për ushqim më asnjëherë’. Isha 7-vjeç, dhe që nga atëherë unë ndalova së ngrëni dhe nuk kam pirë as ujë,”.

Doktorët e vendosën në test

Që nga ai bekim, Prahlad Jani thotë se ka fituar një furnizim shpirtëror nga ata. Pretendimet e tij janë studiuar shkencërisht nga një ekip prej 30 specialistëve gjatë tre javëve të një shumëllojshmëri testimesh.

Ata e dërguan atë në Spitalin Sterling në Ahmedabad, Indi. Ata e vendosën atë në vëzhgim të kamerave për 24 orë dhe kuptuan se ai nuk kishte konsumuar ushqim apo ujë gjatë 15 ditëve që ai ishte në spital, transmeton Lajmi.net.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme