Një punonjës në kuzhinë është bërë bashkëpronar i njërit ndër restorantet fitues i katër fishtë i çmimit si restoranti më i mirë në botë.
Ali Sonko, 62 vjeçar, tani është partner në restorantin Noma në Kopenhagen, ku ai ka punuar që kur u hap, transmeton arbresh.info.
Sonko, nga Gambia, u emërua si një prej tre partnerëve të rinj, së bashku me dy të menaxherë të restorantit u mbyll 14 vjet pas hapjes, e që do të ri hapet në një lokacion të ri.
Pronarët e restorantit kishin zgjedhur këtë mënyrë për të falënderuar stafin që kishte dhënë gjithçka për këtë vend.
“Nuk mund ta përshkruaj se sa i lumtur jam që punoj këtu. Këta janë njerëzit më të mirë për të punuar dhe të gjithë i kam miq. Ata tregojnë respekt të madh për mua, dhe pa marrë parasysh çka unë them apo të pyes ata janë gjithmonë aty për mua. Dhe kjo është e mjaftueshme për të thënë se kjo është puna më e mirë që kam pasur ndonjëherë”, tha ai./Arbresh.info
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...