Si të jetoni më gjatë është pyetje e kamotshme, përgjigja e së cilës shpeshherë është përmes ushqimit të shëndetshëm, ushtrimeve fizike dhe të qenit të lumtur.
Por një studim i përmasave të mëdha ka zbuluar se konsumimi i disa gotave verë apo birrë çdo natë mund të jetë sekreti për të jetuar mbi 90 vjet, transmeton Telegrafi.
Sipas shkencëtarëve, konsumimi i alkoolit del të jetë njëri nga pesë faktorët kyç që ndërlidhen me jetëgjatësinë.
Nga personat që kishin marrë pjesë në studim, ata të cilët kishin konsumuar rreth dy gota verë apo birrë në ditë kishin pasur 18 për qind rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme sesa ata të cilët nuk kishin konsumuar fare.
Duke folur për Shoqatën Amerikane të Avancimit të Shkencave, profesori Kawas ka thënë se nuk ka shpjegim për këtë, por se fuqimisht beson që konsumimi modest i alkoolit e rritë jetëgjatësinë.
Megjithatë, udhëzimet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar rekomandojnë që nuk duhet t’i konsumoni më shumë se 14 njësi brenda jave – sasi ekuivalente me gjashtë gota birrë apo shtatë gota verë – dhe se ajo sasi duhet të shpërndahet përgjatë shtatë ditëve, e jo brenda një dite të vetme. /Telegrafi/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë