Pilotja 17-vjecare, Sophia Floersch ishte me fat që i mbijetoi përplasjes dramatike gjatë garës në Formula 3, Monako.
Emri i saj pushtoi të gjitha mediat pasi aksidenti që pësoi mund të përfundonte në tragjedi.
Sophia dëmtoi shpinën e saj pasi humbi kontrollin e makinës që ishte me shpejtësi 273 kmh.
“Ishte si raketë. Mbijetesa ishte e pabesueshme. Ajo po udhëtonte me një shpejtësi marramendëse në atë moment. Nuk mendoj se kam parë dicka të tillë në jetë. Nuk i kam parë gjithë aksidentet e pilotëve, por ky ishte ndër më të këqijat. Jemi me fat që ajo po fluturonte pasi e kaloi barrierën. Nëse do e kishte goditur, do e pësonte shumë keq”, tha Van Amersfoort për BBC.
Sophia ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale urjgente dhe ia ka dalë pa asnjë komplikacion. Babai i saj ka thënë se është mirë dhe aksidenti nuk do të ndikojë për keq në jetën e saj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...