Autoriteti irlandez i aviacionit është duke e hetuar një rast, ku besohet se njëri nga pilotët e kompanisë ka identifikuar një objekt fluturimi mbi Irlandën perëndimore.
Piloti i fluturimit BA94, duke fluturuar nga Montreal, kontakroi kontrollin e trafikut ajror në Shannon të premtën e kaluar për të raportuar shfaqjen e një objekti që lëviztë shpejt përpara avionit, transmeton portali arbresh.info
Piloti pyeti nëse kishte ushtrime ushtarake që ndodhnin në brigjet perëndimore të Irlandës.
Kontrolli i trafikut ajror i tha gazetës The Irish Times se asgjë nuk është shfaqur në radar.
Piloti ka theksuar se objekti dhe aeroplani vetëm sa nuk janë përplasur.
Një pilot i Virgin Airlines që fluturonte nga Orlando në Mançester, i cili fluturoi mbi të njëjtin rajon, kishte folur për një histori të tillë të ngjajshme dhe tha se objekti ngjante me një meteor jashtëzakonisht të ndritshëm.
Incidenti është duke u hetuar nga autoritetet irlandeze./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...