Njohja nga UNESCO e picës si trashëgimi e njerëzimit është në rrezik për shkak të përdorimit të furrës elektrike. Ky është alarmi i ngritur nga shoqata ”Pizzaiuoli” në Napoli, e kryesuar nga Sergio Miccu.
”Arti i picës napolitane është përdorimi i furrës së drurit për gatimin e picave. Tradita jonë nuk mund të përkulet ndaj zgjedhjeve ekonomike”, theksoi Miccu.
Sipas tij, me përdorimin e furrës elektrike, kjo njohje rrezikohet, pasi pica duhet të gatuhet në një furrë druri.
”Ne nuk do të heqim dorë ajo që e dallon artin tonë nga ai i ndonjë picajoli në vende të tjera. Furra elektrike sigurisht që mund të përdoret për gatimin e picave ku nuk është parashikuar mundësia e përdorimit të një furre druri, por që pica e gatuar në furrën elektrike mund të quhet pica e vërtetë napolitane është diçka që përmbys disiplinën dhe njohjen nga UNESCO. Shoqata jonë gjithmonë do të luftojë për mbrojtjen e picave napolitane sipas traditës, mësimdhënies si të bëhet pica më e shijshme për t’ua kaluar atë brezave’’, theksoi ai. /ANSA/
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...