Google ADS

Pianoja me inteligjencë artificiale: Vallja që shndërrohet në muzikë

23:20 | 16 Korrik 2018
Arbresh.info

Valltari që shihni, po krijon tinguj në një piano profesionale pa e prekur fare atë.

Kompania Yamaha ka nis bashkëpunimin me valltarin e njohur në botë, Kaiji Moriyama, për të testuar prodhimin e ri të inteligjencës artificiale.

Në trupin e valltarit ka sensorë të cilët lëvizjet trupore i konvertojnë në melodi.

Testimi i kësaj pianoje u bë edhe me orkestër, duke treguar se teknologjia e së ardhmes mund të ndërlidhet edhe me të shprehurit artistik për të krijuar forma të reja arti. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme