Pëson krizë epileptike në lartësi mbi 2,000 metra

21:43 | 25 Shkurt 2016
Arbresh.info

Pamje të pabesueshme kanë përshkuar internetin pasi parashutisti Chrisopher Jones në një përvojë pranë vdekjes arrin të shpëtojë me ndihmën e instruktorit.

Jones, nga Perth i Australisë kishte krizë epileptike disa sekonda pasi u hodh nga një aeroplan në mbi 2,400 metra lartësi, transmeton arbresh.info.

Ai përpëlitej dhe rrotullohej drejt tokës për 30 sekonda.

McFarlane, 41-vjeçar, e vërejti se diçka nuk është në rregull dhe u nis në drejtim të kolegut.

Për disa momente kritike, instruktori arrit të tërheq rripin e parashutës së Jones dhe të largojë atë nga rreziku.

Ai arriti të rikthejë vetëdijen gjatë rënies dhe u ul shëndosh e mirë./arbresh.info

440130 440131

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme