Një peshkaqen i bardhë është mbytur duke ngrënë një breshkë deti dhe imazhet janë bërë virale. Pamjet e realizuara nga peshkatari Greg Vella në Japoni tregojnë krijesën rreth 2 ton të spërkatur me gjak dhe me gojë të hapur.
Duket se peshkaqeni po përpiqej të kapërdinte breshkën, e cila e mbyti dhe i shkaktoi vdekjen.
“Kisha dalë për peshkim kur dëgjova në radio se në det dukej një peshkaqen i bardhë me një breshkë në gojë. Njerëzit filluan të tallen prandaj nuk i dhashë shumë rëndësi.
Ditën tjetër, u gjet e vdekur pranë karremave, të ngatërruar në disa rrjeta peshkimi. Kapitenët që pyeta kishin parë peshkaqenin që po luftonte me vdekjen pasi nuk mund të kafshonte as të largonte breshkën gjigande”, tha Greg.
Imazhet u shpërndanë më shumë se 9 mijë herë në rrjete sociale.
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...