Një studim i realizuar nga Fondacioni Osëaldo Cruz në Brazil ka arritur të nxjerrë prova që tregojnë se peshkaqenët në ujërat e Oqeanit Atlantik kanë rezultuar pozitivë për kokainë.
Studiuesit kanë sugjeruar prej kohësh se jeta në det mund të ndikohet nga droga e hedhur në ujë nga kontrabandistët e Amerikës Latine, teksa tentojnë ta trafikojnë në Europë apo SHBA.
Shkencëtarët morën në studim 13 peshkaqenë të egër brazilianë që ishin blerë nga anije të vogla peshkimi, pasi këto specie e kanë kaluar gjithë jetën e tyre në ujërat bregdetare dhe për këtë arsye kanë më shumë gjasa të preken nga ndotja.
Muskujt dhe indet e mëlçisë u testuan më pas duke përdorur një teknikë standarde të quajtur kromatografia e lëngshme me spektrometrinë e masës. Kjo teknikë bën që molekulat të ndahen në një lëng për të kërkuar kokainën dhe benzoilekgoninën, metabolitin kryesor në ilaç.
Shkencëtarët zbuluan se të 13 peshkaqenët rezultuan pozitivë për ilaçin, me një përqendrim 100 herë më të lartë se sa ishte raportuar më parë për krijesat e tjera ujore. Studimi po ashtu arriti në përfundimin se kokaina ishte më e përhapur në indet e muskujve sesa në mëlçitë e peshkaqenëve./a2cnn
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...