India është një vend ku në çdo shtet dhe qytet të saj mund të dëgjoni tregime rreth fuqive mbinatyrore dhe rreth fantazmave.
Bangadh Fort, Aluar (Raxhastan)
Në vitin 1613 kështjella Bangad Raxhasthan ishte ndërtuar nga Raxha Madhu Singh. Menjëherë pas ndërtimit të kësaj kështjelle, ajo u demolua për shkak të mallkimeve të shumta. Njëri nga mallkimet thoshte që kurrë askush nuk do të mund ta ndërtonte çatinë mbi shtëpinë e vet këtu. Në fakt, as vetë tempulli këtu nuk ka çati. Banorët lokalë thonë se të gjithë ata që e vizitojnë këtë kështjellë gjatë natës, ata kurrë nuk kthehen më. Në hyrje shkruan se nuk lejohet askush që të hyjë pas perëndimit të diellit.
Qyteti i filmit Ramoji, Hajderabad (Andra Pradesh)
Ekziston një incident i tmerrshëm edhe rreth këtij lokaliteti. Ai ishte ndërtuar në tokën e Sulltan Nizamit, ku ishte zhvilluar një betejë. Sa herë që bëhen xhirime aty, ndodhin gjëra të çuditshme. Për shembull, dritat bien vetë poshtë, rrobat shqyhen vetvetiu… Por, këto gjëra nuk përmenden në publik, për shkaqe të biznesit.
Blloku GP, Merut (UP)
I vendosur në Merut, të shtetit Utar Pradesh, ky vend edhe pse nuk është i famshëm, është deklaruar i pushtuar nga shpirtrat. Bëhet fjalë për një apartament me dy kate dhe njerëzit që e kanë vizituar atë, thonë ta kenë parë shpirtin e një vajze duke qëndruar ulur në kulm. Disa njerëz kanë parë bile edhe vajza fantazma duke dalë nga ky vend, të veshura me të kuqe. Të tjerët kanë parë katër burra duke pirë alkool.
Hoteli “Savoy”, Musorie (Utarakhand)
Ky hotel gjendet në listën e hoteleve më të pushtuar me fantazma në Indi. I lokalizuar në Musorie, ky hotel ishte hapur në vitin 1902. Në vitin 1910 ishte gjetur një trup i vdekur në rrethana tepër të mistershme. Njerëzit thonë se korridoret dhe galeria e këtij hoteli janë të pushtuara nga një fantazmë femër me emrin Garnet. Kjo grua kishte vdekur e helmuar, prandaj thuhet se ajo endet nëpër hotel, në kërkim të njeriut që e kishte helmuar.
Pallati i sundimtarit Brij Bhawan, Kota (Raxhasthan)
Ky pallat është 175 vjet i vjetër dhe ishte marrë nga familja mbretërore. Në vitin 1980 pallati shndërrohet në hotel. Por, ai është i pushtuar dhe shpirti, i cili jeton këtu, quhet major Burton. Major Burton ishte vrarë nga ushtarët indianë, bashkë me dy djemtë e tij. Gjatë natës, fantazmat i frikësojnë njerëzit, bile edhe i shpullosin ata.
Kush janë alienët e hirtë dhe çka duan ata?
Në një intervistë të bërë nga Richard D. Hall, me Danielle Silverman dhe me profesorin John Biggerstaff, flitet rreth librave të Nigel Kerner, më saktësisht rreth dy librave të tij që flasin për alienët e hirtë. Këtë intervistë në tërësi mund ta gjeni në “YouTube”, por ne këtu do t’ua tregojmë përmbajtjen e shkurtër të saj. Në vitin 1997 Nigel Kerner ishte i pari që doli me shprehjen Alienët e hirtë, të cilët kishin ardhur në Tokë. Ai shpjegon në librat e tij se të hirtët janë robotë të sofistikuar biologjikë, të krijuar nga një civilizim jashtëtokësor, i cili ka kohë që është shkatërruar. Në librin e tij të ri, me titull “Grey Aliens And The Harvesting Of Souls”, Kerner zbulon se alienët e hirtë janë duke u munduar ta mundin vdekjen duke marrë diçka që e kanë njerëzit, e që nuk e kanë ata: shpirtin. Me anë të manipulimeve me ADN-në njerëzore, këta alienë shpresojnë ta krijojnë një shpirt për vete dhe, kështu, të bëhen të pavdekshëm.
Cili është misioni sekret i NASA-s?
Në momentin kur NASA do ta fillojë një mision top sekret, janë të shumtë ata që pyeten se cili do të jetë ky mision. Më së shumti thuhet se misioni i NASA-s do të jetë përcjellja e planetit sekret dhe mistik, Nibiru, apo Planetit X, për të cilin thuhet se së shpejti ekziston rreziku që të ndeshet me Tokën, duke shkaktuar një apokalips të vërtetë.
Një zyrtar i NASA-s para disa ditësh ka konfirmuar se një fluturake e NASA-s është parë në Afrikën Lindore, por nuk ka treguar misionin e kësaj fluturakeje.
“Me të vërtetë nuk mund t’ju jap asnjë detaj”, ka deklaruar Jim Alexander, një zyrtar i NASA-s i kyçur në një program kërkimor. Një mision paraprak i NASA-s ishte përshkruar si mision për bërjen e hartave 3D të terrenit. Qëllim i pasherr, apo jo. Kushedi cili ka qenë qëllimi i vërtetë.
Shihet një fantazmë gjatë një ndeshjeje sportive
Silueta e frikshme e një njeriu është filmuar gjatë një ndeshjeje sportive në Argjentinë. Pa marrë parasysh a besoni në të mbinatyrshmen, apo jo, kjo video e postuar në “YouTube”, ku shihet një fantazmë duke vrapuar rreth stadiumit të futbollit, me të vërtetë është e frikshme.
Figura e atij që duket të jetë një njeri i ri, mund të shihet qartë duke vrapuar rreth perimetrit të një fushe të futbollit në Argjentinë.
Incizimi është bërë gjatë një ndeshjeje të bërë tash vonë midis klubeve “Racing Club” dhe “River Plate”, duke marrë më shumë se 250,000 klikime për vetëm dy ditë.
Fantazma duket duke shkuar përpara-prapa me një shpejtësi të konsiderueshme. Pasi që kanë parë incizimet, askush nuk ka mundur të pajtohej se a ishin ato fantazma me të vërtetë të pranishme edhe në terren, apo jo.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit