Cilat janë drogat që kanë nivelin më të lartë të varësisë? Kjo pyetje duket e thjeshtë, por përgjigja varet nga kush e kërkoni.
Ka shumë aspekte për të matur potencialin e varësisë së një droge, dhe ka edhe studiues që argumentojnë se asnjë ilaç nuk është gjithnjë me potencial varësie. Duke pasur parasysh këndvështrimin e ndryshëm të studiuesve, atëherë një mënyrë për të renditur drogat e varësisë është të kërkosh panele ekspertësh, transmeton GazetaShneta.
Në vitin 2007, David Nutt dhe kolegët e tij u kërkuan ekspertëve të varësisë që të bënin pikërisht këtë – dhe morën disa gjetje interesante:
1. Heroinë
Ekspertët e Nutt renditën heroinën si droga më nivelin më të lartë të varësisë, duke i dhënë asaj një rezultat prej 3 në nga maksimalja 3. Heroina është një opijat që shkakton rritjen e nivelit të dopaminës në sistemin e shpërblimit të trurit deri në 200 %. Përveçse është ndoshta droga me varësi të lartë, heroina është e rrezikshme, sepse kërkohet një dozë vetëm 5 herë më e madhe se sa doza që merret për një përdorim të thjeshtë; domethënë i varuri ka shanca ta teprojë në dozë dhe të përfundojë në mbi-dozë, përcjellë “The Conversation”.
2. Kokaina
Kokaina ndërhyn drejtpërdrejt me aktivizimin e dopaminës së trurit për të përcjellë mesazhe nga një neuron në tjetrin. Në thelb, kokaina parandalon që neuronet të shndërrojnë sinjalin dopamin, duke rezultuar në një aktivizim jonormal të rrugëve të shpërblimit të trurit.
3. Nikotina
Nikotina është përbërësi kryesor i duhanit. Kur dikush tymos një cigare, nikotina absorbohet me shpejtësi nga mushkëritë dhe dërgohet në tru. Panelet e ekspertëve të Nutt kanë vlerësuar nikotinën (duhanin) si substanca e tretë me varësinë më të madhe.
4. Antidepresantët
Pilulat antidepresante ndërhyjnë me sinjalizimin kimik në tru, ndikimi i të cilit është mbyllja e rajoneve të ndryshme të trurit. Në doza të ulëta, këta hapa shkaktojnë eufori, por në doza më të larta ato mund të jenë vdekjeprurëse sepse bllokojnë frymëmarrjen.
5. Alkooli
Megjithëse një substancë e ligjshme pothuajse në tërë botën, alkooli u vlerësua nga ekspertët e Nutme nivel prej 1.9 nga maksimalja prej 3. Alkooli ka shumë efekte në tru, por në eksperimentet laboratorike të kafshëve ajo rriti nivelet e dopaminës në sistemin e shpërblimit të trurit nga 40-360%
Rreth 22% e njerëzve që kanë konsumuar një pije do të zhvillojnë varësinë nga alkooli në një moment gjatë jetës së tyre. OBSH ka vlerësuar se 2 miliard njerëz përdorën alkoolin në vitin 2002 dhe më shumë se 3 milion njerëz vdiqën në 2012 për shkak të dëmtimit të trupit të shkaktuar nga pirja. Alkooli është renditur si droga më e dëmshme nga ekspertë të tjerë
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut