Çdo qytet dhe qytezë në botë është unike, por disa vende janë aq të çuditshme apo të pazakonshme saqë vështirë mund të besohet se edhe ekzistojnë.
Telegrafi ju sjell disa prej vendeve më të pazakonshme në planetin tonë!
Longyearbyen – Qyteti ku nuk mund të vdisni!
Qyteti Longyearbyen është një vend ku zyrtarisht nuk mund të vdisni. Ekziston një varrezë në qytet, por nuk është përdorur për më shumë se 70 vjet.
Arsyeja për këtë është klima e ftohtë, e cila i ndalon trupat të treten dhe i bën ata atraksion për kafshët e egra. Personat që janë të sëmurë dhe afër vdekjes transportohen diku tjetër me aeroplan.
Qyteti me shpella
Matmata, që gjendet në Tunizinë jugore, është qytet ku ende jetojnë njerëzit në shpella të nëndheshme. Në vitet e 1970’ta janë ndërtuar shumë shtëpi në sipërfaqe, por vendasit preferojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre tradicionale nëntokë.
Qyteti më i kaltër që ekziston!
Muret, dyert, por edhe shkallët e qytetit të bukur të Chefchaouenit, Moroko, janë të nuancave blu.
Një teori thotë se janë ngjyrosur nga hebrenjtë të cilët kanë jetuar aty, pasi që ngjyra e kaltër është e shenjtë për ta. Ndonëse më nuk jetojnë aty hebrenjtë, tradita ende jeton!
Qyteti në gurë
Qyteti Setenil de las Bodegas në Spanjë është atraksion turistik për të gjithë njerëzit e botës – kryesisht për shkak se është ndërtuar në një gur të madh bazalt.
Ndonëse gjatë kohës kur shëtiteni mund t’ju duket se gurët po iu bien në kokë, ata kanë qenë aty me shekuj të tërë dhe nuk lëvizin.
Colma – vendi ku më shumë ka të vdekur sesa të gjallë!
Qyteti Colma, në Kaliforni, është shtëpi e 17 varrezave të mëdha. Numri i personave të vdekur e kalon numrin e të gjallëve me një proporcion prej 1000 me 1.
Kjo ka ndodhur sepse një herë autoritetet kishin vendosur t’i rivendosnin të gjitha varrezat afër San Franciskos në këtë qytet.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person